Lajme

Abdixhiku: Kurban Bajrami na kujton nevojën për sakrificë dhe solidaritetit

Autori: Gazeta inFokus 11:21 | 28 June 2023

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i ka uruar qytetarët e besimit islam, me rastin e Festës së Kurban Bajramit.

Ai tha se sakrifica dhe solidariteti janë vlera të cilat të cilat duhet të kultivohen në përditshmëri, përtej kësaj dite e kësaj feste.

Me rastin e vizitës në BIK për urime, Abdixhiku uroi në veçanti edhe gazetarët për punën që po e bëjnë edhe në këtë ditë feste.

-Advertisement-

“Është një festë që na kujton nevojën e sakrificës, por mbi të gjitha na kujton nevojën e solidaritetit ndaj njëri tjetrit, familjes, rrethit, shoqërisë e në veçanti atyre që janë në nevojë. Këto vlera, këtë besim duhet ta kultivojmë në sjelljen tonë të përditshme, përtej kësaj dite, përtej kësaj feste. Më lejoni të ju uroj juve gazetarëve sot në veçanti festën e Kurban Bajramit, është një festë për ju, familjen tuaj e ju jeni në punë, prandaj ju uroj për këtë ditë juve, për punën po bëni”, tha Abdixhiku me rastin e vizitës në BIK.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera