Lajme

Abdixhiku kritikon ashpër Kurtin: Ta lësh Kosovën pa aleatë, është tradhti

Autori: Ermirë Berisha 11:34 | 09 November 2022

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është shprehur se misioni kryesor i Serbisë është që Kosova të mbetet pa partneritet, shkruan Gazeta inFokus.

Abdixhiku përmes një postimi në Facebook, ka thënë se tu kërkosh SHBA-ve ti kesh në rrugëtimin është akt patriotik dhe assesi nuk duhet lejuar që Kosova të bjerë në pozita kaq të rrezikshme si pasojë e disa “Mjeranëve”.

“Kush do ta kishte menduar një fitore të tillë të Serbisë?! As në ëndrrat më të mira të tyre, nuk është menduar që Kosova do të normalizojë distancimin nga aleatët tanë kaq lehtë e kaq shpejtë. As në ëndrrat më të mira të Serbisë nuk është pritur ky përfundim i Kosovës me shtetet që i kanë dhënë dhe lirinë dhe demokracinë dhe pavarësinë. Koha për refuzim dhe përballje të kësaj influence në vendimmarrje shtetërore e në diskurs publik. Nuk guxojmë një grup mjeranësh të na sjellin në këtë pozitë”, ka shkruar Abdixhiku./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera