Lajme

Abdixhiku: Kosova të dorëzoj sa më shpejtë kërkesën për anëtarësim në NATO

Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 03 March 2022

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në seancën ku po diskutohet rezoluta për mbështetjen e Ukrainës, tha se Kosova të ndihmojë aq sa ka mundësi popullin ukrainas, shkruan Gazeta Infokus.

Ai në fjalimin e tij u shpreh se Qeveria duhet të shfrytëzoj këtë momentum që të dorëzojë sa më shpejtë kërkesën për anëtarësim në NATO.

“Në Ukrainë tash e tetë ditë po mbrohen jo vetëm themelet e pavarura e të një shtetit, por po mbrohen të gjitha vlerat njerëzore, të lirisë, paqes dhe së drejtës. Me këto vlera është e lidhur edhe Kosova. Përballë një agresori të tillë pati një reagim të unifikuar të gjithë botës demokratike. Asnjë ngjarje e përparme nuk ka arritur të bashkoj aq shpejt e aq zëshëm e kaq qartë botën demokratike ku solli sanksione”, tha Abdizhiku.

-Advertisement-

Po ashtu shtoi se anëtarësimi në NATO dhe integrimi në BE duhet të jetë mision i ri atlantik.

“Anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe integrimi në BE duhet të jetë misioni i ri atlantik. Institucionet tona duhet të shfrytëzojnë këto momentum të ri gjeopolitik për avansimin e interesave tona tradicionale. Kosova shtet i pavarur dhe sovran dhe i anëtarësuar në Nato dhe BE me miqësi të përhershme në SHBA është besimi ynë shtetëror. Të nisim një fushatë diplomatike, lobuese dhe insistuese për të siguruar njohjen e prej 5 vendeve të mbetura dhe anëtarësim në NATO, të dorëzojmë kërkesën për anëtarësim sa më parë që është e mundur. Të asistojmë aq sa kemi mundësi të ndihmojmë popullin ukrainas atje”, shtoi ai./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera