Abdixhiku kërkon ndërtimin e frontit anti-PDK
Autori: Gazeta inFokus 20:28 | 16 August 2017
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, duke komentuar takimin e thirrur nga koalicioni LAA-në, ka thënë se shpreson që kjo nismë e përbashkët e tyre të shërbejë për ndërtimin e presionit publik që refuzon kontrabandën, bllokadën e papërgjegjësinë politike.
Ai në facebook ka shkruar se shpreson që kjo shoqëri e jona të refuzojë kapjen në ditët më aktive të saj, e në ditët më të rëndësishme për Kosovën, të ndërtojë frontin anti-PDK.
“Kushtetuta e Republikës nuk është ndërtuar në frymën e bllokadës e sabotimit. Kushtetuta nuk është ndërtuar me idenë se grupe kapësish një ditë do të provojnë me çdo kusht bllokimin e gjithë Republikës për teke personale – edhe kur s’i kanë votat, edhe kur s’i pranon askush për partner. Niveli i kreativitetit për mbrapshti nga kapësit e PAN, tejkalon secilin përshkrim në secilin dokument juridik që Kosova mund të kishte ndonjëherë.
Nuk ka Kushtetutë që mund të rregullojë këtë mbrapshti të tyre. Ata i kërkuan 2 orë, i morën 2 muaj, dhe sërish vazhdojnë të blejnë kohë për të ushtruar presion për kontrabandë. Do të vazhdojnë kështu pa marre e pa fije përgjegjësie deri sa kontrabanda të bëj punë.
Edhe sot teksa flasim e presim, ndërmjetësues pazaresh shtrojnë votat e qytetarëve nëpër tavolinat e kafeneve. Kjo më nuk i përngjanë sjelljes prej shteti”, ka shkruar ai.
Sipas tij, sot është obligim patriotik i secilit dashamirë të Republikës që të refuzojë këtë formë të politikëbërjes.“Ne nuk guxojmë që standardet e shitblerjes t’i pranojmë si mjete institucionale e normale. Blerja e kohës e bllokada për pazare tenderësh s’janë normale. Sot, grupi ynë parlamentar, ai i LAA-së, organizoj një tryezë për gjetje të zgjidhjes politike.
Ftesës për tryezë ju përgjigjën përfaqësues të LVV, anëtarë të shoqërisë civile e nga akademia. Shpresojmë se kjo nismë e përbashkët e jona të shërbejë për ndërtimin e presionit publik që refuzon kontrabandën, bllokadën e papërgjegjësinë politike. Shpresojmë që kjo shoqëri e jona të refuzojë kapjen në ditët më aktive të saj, e në ditët më të rëndësishme për Kosovën, të ndërtojë frontin anti-PDK”, ka shkruar ai.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...