Abdixhiku: Ju kanë mashtruar, ndryshimi i ligjit nuk prodhon efektin që ju premtuan
Autori: Gazeta inFokus
19:01 | 08 October 2026
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar lidhur me ndryshimet në ligjin për Dhomat e Specializuara, duke akuzuar mbështetësit e nismës për mashtrim me emocionet e qytetarëve.
Sipas tij, ende pa kaluar 48 orë, po kuptohet se nisma nuk prodhon efektin juridik që ishte premtuar, shkruan Gazeta Infokus.
“Po, ju kanë mashtruar! Dhe po, ua kemi thënë!”, ka shkruar Abdixhiku.
Ai ka kritikuar sulmet ndaj LDK-së dhe cilësimin e saj si kundërshtare të UÇK-së, duke thënë se paralajmërimet e kësaj partie nuk u dëgjuan.
“Do ta kishit kuptuar me kohë, sikur në vend të vërsuljes ndaj LDK-së dhe shpalljes së saj si kundërshtare të UÇK-së, të dëgjonit çfarë po thonim”, ka deklaruar ai.
Abdixhiku ka publikuar edhe një pjesë të qëndrimit zyrtar të LDK-së, të paraqitur më 5 tetor në Kuvend. Në të, partia theksonte se një votim në Kuvend nuk mund të zhbëjë një aktgjykim apo ta zëvendësojë betejën juridike.
Sipas qëndrimit të LDK-së, ndryshimi i një ligji të zakonshëm nuk mund ta anashkalojë Kushtetutën dhe nuk garanton rezultatin që u është premtuar qytetarëve. Partia kishte paralajmëruar edhe për pasoja të mundshme juridike, politike dhe ndërkombëtare.
“Familjeve dhe qytetarëve u detyrohemi sinqeritet”, thuhet në qëndrimin e publikuar nga Abdixhiku, ku kërkohet seriozitet juridik dhe koordinim me aleatët e Kosovës.

T� tjera
-
Si do të funksiokojë çështja e konfiskimit të patentëshoferit pas vendimit të Gjykatës Supreme, Policia e Kosovës jep sqarime
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, i cili ...
-
Podujevë: Qentë sulmojnë fëmijën, gruaja e dyshuar si pronare e tyre sulmon policinë
Në Podujevë, gjatë ditës së djeshme raportohet se një fëmijë 12-vjeçar është ...
-
Autobusi godet për vdekje një grua te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, arrestohet shoferi
Një grua ka humbur jetën pasi është goditur nga një autobus të premten, më 6 ...
-
10 raste të dhu*nës në familje brenda 24 orëve
10 raste të dhunës në familje janë regjistruar në raportin e fundit 24-orësh ...
-
Këto vende mbesin pa rrymë sot për shkak të punimeve
KEDS ka treguar zonat që sot mbesin pa rrymë për shkak të “punimeve të domosd...
-
Protestë gjithëkombëtare për Arlinda Zekajn, kërkohet shkarkimi i ministrave
Sot në Prishtinë do të mbahet protestë gjithëkombëtare me kërkesën për drejtë...
-
Gjendet pa shenja jete një shtetas austriak në një banesë në Prishtinë
Në rrugën Isa Boletini në Prishtinë, mbrëmë rreth orës 19:00, Policia e Kosov...
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e m...
-
Xhavit Haliti: Po të liroheshin Thaçi dhe të tjerët me protesta, do të mblidheshin një milion njerëz në rrugë
Ish-deputeti i Kuvendit, Xhavit Haliti, ka komentuar vendimet e veçanta të Ko...
-
Kurti: Dokumentimi i krimeve të luf*tës i domosdoshëm për zbardhjen e së vërtetës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar raportin e punës së Instituti...
-
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin amerikan në Prishtinë, diskutohet siguria në Kosovë
Komandanti i KFOR-it, Roberto Vergori, është takuar sot në kampin “Film City”...
-
“Sa shumë marrëzi e sa pak marre” – Dakaj për arsyetimin e Ramës rreth skandalit me shiritin që kushton 12 euro e paguhet 3.500 euro
Gazetari Shkëlzen Dakaj ka reaguar ashpër ndaj sqarimit të kryetarit të Prish...































