Lajme

Abdixhiku: Institucionet qendrore të mobilizojnë të gjithë mekanizmat shtetëror në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 10:42 | 25 June 2023

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas vdekjes së një gruaje dhe fëmijës së saj pesë vjeçar si pasojë e reshjeve të shiut në Komunën e Pejës.

“Jam në komunikim të vazhdueshëm me kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri pas vërshimeve të shiut të cilat shkaktuan humbje jetësh e dëme të mëdha në disa lagje të Pejës.Ngjarja tragjike e vdekjes së nënës dhe fëmijës së saj është humbje e madhe për familjen, për qytetin e Pejës si dhe për të gjithë ne. Prandaj në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës iu shpreh ngushëllime familjes Ademaj, ndërsa të lënduarve tjerë shërim të shpejtë e të plotë. Në kohë të vështira si kjo nga fatkeqësitë natyrore të cilat dhe janë të paparishkueshme duhet të jemi solidarë dhe të përkrahim njëri-tjetrin”, ka thënë Abdixhiku.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka kërkuar nga qeveria që të mobilizohen dhe të bashkëpunojnë me Komunën e Pejës për situatën në fjalë.

-Advertisement-

“Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri së bashku me organet tjera lokale, janë duke i ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për të ndihmuar familjet e prekura në këtë kohë të vështirë. Solidariteti dhe  bashkëpunimi janë thelbësore në momente të tilla për të ndihmuar bashkëqytetarët të ngrihen përsëri pas një fatkeqësie tragjike”.

“Si kryetar i LDK-së, falënderoj të gjitha organet lokale, njësitë e kërkim-shpëtimit të FSK-së si dhe të gjithë qytetarët  për angazhimin e tyre për të tejkaluar këtë situatë. Po ashtu lus të gjithë të tregojnë kujdes të shtuar deri në menaxhimin e plotë të situatës”.

“U bëj thirrje institucioneve qendrore të mobilizojnë të gjithë mekanizmat shtetëror të iu dalin në ndihmë të menjëhershme qytetarëve të prekur nga vërshimet. Institucionet tona duhet të koordinohen me të gjitha organet lokale për t’iu përgjigjur nevojave të familjeve tona në përballje me këtë situatë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera