Lajme

Abdixhiku: Idetë e LDK-së janë më të mira se ato të Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 06:58 | 17 March 2021

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka kritikuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti sa i përket bindjeve dhe ideologjisë politike.

Abdixhiku në Pressing në T7, ka thënë se Kurti nuk ka qenë asnjëherë i qartë rreth politikave, ndërkohë që LDK ka qenë gjithmonë e qartë në këtë drejtim.

“Politikat dhe bindjet tona e idetë tona janë më të mira se sa idetë e tij, të cilat në fakt as nuk janë të ideuara shumë, as të elaboruara shumë, por janë të thëna. Nuk ka orientim. Unë nuk jam i interesuar të di çka ndodh, çfarë ndodh kur të hiqet qeni topall në QKUK. Çfarë do të ndodhë me shkollat tona. Nuk pres që kjo të nisë për tre muaj. Nuk dua t’ia faturoj të gjitha gabimet 20-vjeçare, por dua ta bëj të ditur se do të jemi aty si opozitë dhe s’mund të na ndalë askush të flasim”, është shprehur ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera