Lajme

Abdixhiku gjatë vizitës tek bizneset në Suharekë: Mos i harro pagat e larta për punëtorë

Autori: Gazeta inFokus 14:06 | 13 November 2024

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i ka vizituar disa biznese në Suharekë.

Në njërën nga to, pronari iu ankua për mungesë të mbështetjes nga shteti, ndërsa Abdixhiku i tha se “prej shkurtit vjen një qeveri që bizneset i ka partnerë, nuk i ka kundërshtarë, nuk mendon si me i shtypë e me i shtrydhë, por si me i ndihmu”.

Megjithatë, Abdixhiku pati një kërkesë specifike për të, që t’i rritë pagat për punëtorët e kompanisë.

-Advertisement-

“Me pasë vende të punës, por edhe paga të larta për këta njerëz që punojnë këtu. Mos i harro pagat e larta. Shteti me të ndihmu ty, ti me u ndihmu punëtorëve”, tha ai.

LDK-ja shkroi në Facebook se “prodhuesit vendor janë çelësi për një ekonomi të zhvilluar dhe për një të ardhme më të mirë për Kosovën”.

“Me Lumir Abdixhikun si kryeministër i ardhshëm, dhe me programin ‘Rruga e Re’ që i vendos bizneset dhe sektorin privat në qendër, ata do ta kenë mbështetjen konkrete dhe të fuqishme shtetërore për krijimin e vendeve të reja të punës dhe për paga të dinjitetshme për punëtorët tanë! Ndryshimi po vjen, dhe atë do ta sjellim bashkë me bizneset, sipërmarrësit dhe të gjithë qytetarët e vendit”, thuhet në postimin e LDK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera