Lajme

Abdixhiku e Rama vizitojnë familjen e Rugovës, në ditëlindjen e 77-të të tij

Autori: Gazeta inFokus 12:00 | 02 December 2021

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e vizitoi sot familjen e Presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, në ditën që ai do të mbushte 77 vjet.

Te gruaja Fana dhe bijtë Mendimi e Uka dhe vajza Teuta, Abdixhiku shkoi bashkë me kolegët nga partia, përfshirë edhe kryetarin në ardhje të Prishtinës Përparim Rama.

Ai tha se Rugova ishte arkitekti i shtetit të Kosovës, prijësi historik i lëvizjes për lliri, pavarësi e demokraci.

-Advertisement-

“Veprat e tij jetësore kanë definuar papërsëritshëm fatin e shqiptarëve në këto anë. Ato sot qëndrojnë si themele të forta e të palëkundura të lirisë sonë, të pavarësisë sonë, të Republikës sonë”, shkroi Abdixhiku në llogarinë e tij në Facebook.

Sipas tij, Rugova para se të ishte prijës shpirtëror e prijës politik, ishte një krijues, poet, kritik e mendimtar.

“Refuzimi estetik i tij ndaj diktaturës, totalitarizmit e shtypjes së kohës, ishte nisje e mendimit të lirë. Ky rrugëtim i tij prej krijuesi u ndërpre nga një thirrje e kohës për t’i prirë lëvizjes më të madhe historike të shqiptarëve në Kosovë. Në vitin 1988 Rugova u zgjodh kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Më 23 dhjetor 1989 ai krijoi dhe u zgjodh kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, lëvizjes popullore për liri, pavarësi e demokraci”, kujtoi ai.

Ai u zotua se rruga që Rugova nisi e trasoi, trashëgimia politike që la pas, mbesin dritë prijëse për secilin në LDK.

“Këto vlera themeltare për organzimin tonë politik do t’i kultivojmë, ruajmë e promovojmë me plot përkushtim”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera