Lajme

Abdixhiku: Buxhetit për shëndetësi i kthehen 11 milionë eurot e hequra

Autori: Gazeta inFokus 13:01 | 27 October 2017

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvend, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se në mbledhjen e sotme të Komisionit të Financave u vendos që t’i kthehen buxhetit për shëndetësi 11 milionë euro.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka thënë se kur e do një gjë dhe insiston për të, atëherë ia del në fund ta marrësh.

Ja postimi i plotë:

-Advertisement-

Kur don e insiston edhe ja del.

Në Komisionin të cilin e udhëheq, sapo i rikthyem 11 milonët e hequra nga Fondi i Sigurimeve në buxhetin e shëndetësisë për këtë vit.

Këto para të rikthyera do të shërbejnë për barna falas ndaj pacientëve dhe shërim jashtë vendit – e rëndësishme për shumë jetë.

Falenderoj anëtarët e Komisionit e Ministrinë e Financave për mirëkuptim dhe pranim. Pra qenka e mundshme!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera