Lajme

Abdixhiku bashkë me Imri Ahmetin vizitojnë Gazmend Muhaxherin: Dhụna s’ka vend në demokraci

Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 26 October 2024

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bashkë me kryetarin e Lipjanit, Imri Ahmeti, kanë shkuar në Pejë në vizitë tek kryetari Gazmend Muhaxheri, i cili në mëngjesin e sotëm është sulmuar fizikisht nga dy persona.

Ahmeti ka thënë se për LDK-në dhuna s’ka vend në demokraci dhe se skenarët e dhunës janë të papranueshëm.

“Besojmë fuqishëm se dhuna nuk ka vend në demokraci. Skenarët e dhunës janë të papranueshëm”, ka shkruar Ahmeti.

-Advertisement-

Dy persona të dyshuar për sulmin ndaj kryetarit të Pejës janë arrestuar sot. LDK dhe shumë zyrtarë të kësaj partie kanë kërkuar që autorët e sulmit fizik të mbahen përgjegjës para drejtësisë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera