Lajme

Abbott: S’duhet të harrohet e kaluara, por Kosova e Serbia duhet të bëjnë kompromise

Autori: Gazeta inFokus 14:18 | 17 January 2023

Ambasadori britanik, Nicholas Abbott, të martën ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentët e Fakultetit Filozofik.

Atyre Abbott, u ka thënë se nuk duhet të harrohet e kaluara, por që Kosova e Serbia duhet të bëjnë kompromise.

“Jam shumë krenar qe Mbretëria Bashkuara është në çdo hap me Kosovën. Nuk duhet harruar e kaluara mes Kosovës dhe Serbisë, por duhet bërë kompromis”.

-Advertisement-

“Në Ballkanin Perëndimor asnjë shtet nuk duhet ta vë në dyshim të ardhmen. Edhe pse Mbretëria e Bashkuar është larguar nga Bashkimi Evropian, ne e mbështesim plotësisht të ardhmen e Evropës”.

“Sot nuk kemi asnjë prioritet më të madh se sa ta përkrahim Ukrainën deri në çlirimin e saj. Që nga vera e kaluar ne kemi parë shumë, por shumë shqiptarë duke shkuar në Britani të Madhe, e që kjo përbën një problematikë në vete”, ka thënë Abott.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera