Lajme

Abbott: Po japim kontribut në forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 11:30 | 22 March 2022

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott ka folur në lidhje me projektin për monitorimin e sundimit të ligjit.

Ai përmes një adresimi me video, tha se përmes këtij projekti synojnë që të jenë më afër institucioneve dhe t’i përkrahin ato.

“Ne synojmë që të jemi sa më afër institucioneve që n i përkrahim dhe njëjtë ka ndodhur edhe me këtë projekt. Zbatuesi i këtij projekti, ka punuar për monitorimin, identifikimin dhe ekzpozimin e keqpërdorimeve në sistemet gjyqësore dhe prokuroriale, me qëllim të rritjes së presionit për reforma. Kjo është bërë në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me institucionet që jaë monitoruar, dhe njëherëit kjo ka qenë një nga vlerat thelbësore të projektit”, tha ai.

-Advertisement-

Abbott tha se projekti ka arritur të përgatisë një kaudër të avokatëve të rinj, përcjell Klankosova.tv.

“E gjithë puna që është bërë në këtë nivel dhe në këtë frymë është dëshmuar të jetë më efektive dhe më e qëndrueshme. Një nga veçoritë e projektit me rëndësi të veçantë është investimi në profesionistë të rinj. Kjo është një arritje e qëndrueshme që do të shkojë përtej jetës së projektit. Projekti ka arritur të përgatisë një kaudër të avokatëve të rinj të cilët kanë qenë çdo ditë në gjykata dhe prokurori për të monitoruar çështjet si dhe kanë marrë trajnime të specializuara të asistuara për monitorimin, shkrimin dhe arsyetimin ligjor, kërkimin ligjor dhe analiza e çështjeve komplekse”

Tutje, ai u shpreh se përmes këtij projekti, po japin kontribut në forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

“Ne besojmë se disa nga ata që e kanë bërë këtë punë, në të ardhmen do të jenë gjyqtarë dhe prokurorë profesionistë. Dy nga monitoruesit kanë filluar një karrierë juridike pas dy vitesh të kaluara në këtë projekt, njëri duke iu bashkuar një studioje ligjore, dhe duke përfaqësuar tashmë raste gjyqësore dhe një tjetër duke punuar si bashkëpunëtor profesional në Gjykatën Themelore të Prizrenit. Në përgjithësi, ne besojmë se po japim një kontribut pozitiv në forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera