Lajme

Abbott: Kam pasur nderin të mësoj gjuhën shqipe

Autori: Gazeta inFokus 16:00 | 14 August 2023

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott ka marrë pjesë në hapjen e Seminarit të 41-të për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare.

Abbott thotë se ka pasur nderin të mësoj gjuhën shqipe.

“Pasi kam pasur nderin të mësoj gjuhën shqipe, ishte kënaqësi të marr pjesë në hapjen e Seminarit të 41-të për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare. Gjatë fjalimit tim theksova se:
“Letërsia shqipe, me rrënjët e saj të thella në folklor, poezi dhe prozë, ofron një dritare në shpirtin e një kombi”, thotë ai në postimin  e bërë në Facebook..

-Advertisement-

Tutje, ai ka shtuar se veprat e Ismail Kadaresë, Naim Frashërit e shumë të tjerëve, jo vetëm kanë kontribuar në letërsinë botërore, por kanë shërbyer edhe si një urë lidhëse mes kulturave.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera