Lajme

Abbot: Frikësimet dhe kërcënimet ndaj atyre që duan t’i shërbejnë vendit të tyre janë të papranueshme

Autori: Gazeta inFokus 18:19 | 26 July 2023

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, ka dënuar kërcënimet ndaj policëve të rinj serbë në Kosovë. Ai ka thënë se frikësimet ndaj atyre që duan t’i shërbejnë vendit janë të papranueshme.

Diplomati britanez ka thënë se është e rëndësishme që Policia e Kosovës të pasqyrojë diversitetin e vendit dhe të jetë në gjendje tu shërbejë të gjitha komuniteteve.

“Unë i ndaj plotësisht këto shqetësime. Është e rëndësishme që Policia e Kosovës të pasqyrojë diversitetin e Kosovës dhe të jetë në gjendje t’u shërbejë të gjitha komuniteteve. Frikësimet dhe kërcënimet ndaj atyre që duan t’i shërbejnë vendit të tyre janë të papranueshme”, ka shkruar Abbott në Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera