Lajme

Abazoviq: Zgjedhjet në Mal të Zi shumë më mirë se herave të tjera, nuk ka tensione

Autori: Gazeta inFokus 14:05 | 11 June 2023

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se në këto zgjedhje parlamentare që po mbahen sot situata është në rregull.

Pasi ka votuar, ai para mediave ka thënë se është i bindur që do të punohet më shumë në të mirë të Malit të Zi.

“Ju falënderoj që keni ardhur dhe që i përcillni zgjedhjet, atmosfera është e relaksuar. Është shumë kënaqësi të konstatoj nga pozita e kryeministrit se është gjendja shumë më mirë se që ka qenë më herët, nuk ka tensione, partitë politike shumicën e debateve i kanë pasur për zhvillimin ekonomik dhe integrimin evropian të Malit të Zi”.

-Advertisement-

“Në këtë frymë shpresoj që do të mbarohen zgjedhjet, pastaj sigurisht që do të ketë bisedime pasi në Parlamentin e Malit të Zi kemi pasë shumë fytyra të reja dhe jam i bindur që do të vijmë në një zgjidhje shumë të mirë”.

“Sa më përket mua apo partisë që e përfaqësojë, unë nuk kam dilemë se ne kontributin tonë e kemi dhënë jashtëzakonisht dhe se duhet të vazhdojmë me të njëjtën forcë t’i promovojmë ato vlera me të cilat luftojmë”, ka thënë Abazoviq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera