Lajme

​Abazoviq viziton të plagosurit e tragjedisë në Malin e Zi

Autori: Gazeta inFokus 11:46 | 13 August 2022

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq së bashku me ministrin e Shëndetësisë dhe atë të Punëve të Brendshme kanë vizituar dy të lënduarit në Spitalin e Përgjithshëm të Cetinës.

Abazoviq tha se incidenti në Cetinë ishte një tragjedi dhe se Mali i Zi ka humbur shumë.

“Të gjithë jemi të shokuar, kërkojmë nga qytetarët e Malit të Zi që të jenë me familjet e të vdekurve, për viktimat e lënduara, disa prej të cilëve fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën, që gjithçka të përfundojë siç duhet”, tha ai.

-Advertisement-

Mediat vendase raportuan se së bashku me ministrin e Shëndetësisë Dragoslav Shqekiq dhe ministrin e Punëve të Brendshme Filip Axhiq kanë vizituar në spital dy të lënduarit e sulmit të djeshëm.

Abazoviç theksoi se Ministria e Brendshme, Qendra Klinike e Malit të Zi dhe spitali i Cetinjes “Danilo I” janë të gatshëm për çdo lloj mbështetje.

Prokurorja Andrijana Nastiq, tha për “TV Vijesti”, se kanë gjetur nëntë persona të vdekur në vend dhe se nga spitali kanë marrë informacione se dy persona të tjerë nuk kanë arritur të mbijetojnë për shkak të plagëve të marra./KP

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera