Abazoviq: Gjukanoviq duhet të japë mandatin për përbërjen e qeverisë së re

Autori: Gazeta inFokus
13:56 | 03 October 2022
Nëse presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, dëshiron të përdorë Kushtetutën, duhet të jep mandatin për përbërjen e qeverisë së re, tha kryeministri në mandatin teknik Dritan Abazoviq.
Në një intervistë për TV Prva, Abazoviq ka vlerësuar se është logjike që iniciativa për shkurtimin e mandatit të Kuvendit të mos ketë marrë mbështetje.
“Kjo e mërzit atë (Gjukanoviq). Ai nuk i udhëheq proceset në Mal të Zi dhe kjo është mirë. Kemi pasur 41 vota sa i përket ribalancimit dhe kështu në njëfarë mënyre kemi përbërë shumicën”, ka thënë Abazoviq.
Ai ka thënë se kanë ende një qëndrim aktiv për propozimin e mandatit të ri për përbërjen e qeverisë së 44-të.
“Nëse Gjukanoviq dëshiron të përdorë Kushtetutën, duhet të japë një mandat. Ai zgjodhi të dytën nga dy opsionet – të propozojë një përfaqësues ose një reduktim. Meqenëse kjo nuk funksionoi, ai mbeti me një zgjidhje. Kërkimi për shpërndarjen e Parlamentit është një aktivitet antikushtetues”, vlerëson Abazoviq.
Ai tha se Gjukanoviq do ta kishte shpërbërë Kuvendin shumë kohë më parë, po të mundej.
“Ne duhet ta delegjitimojmë pozitën e tij, nëse ai me këmbëngulje refuzon të japë një mandat sepse po na çon në një vakum ligjor”, tha Abazoviq.
Ai bëri apel që të zgjidhen katër gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, për të zhbllokuar këtë proces.
Siç tha ai, Gjukanoviq do të jetë president i vendit edhe për gjashtë muaj, ndërsa përbërja aktuale e Kuvendit ka edhe dy vjet.
Sipas Abazoviqit, Gjukanoviq nuk mund ta delegjitimojë parlamentin nga ai pozicion.
“Ne do të përgjigjemi nëse ai përpiqet. Përderisa jemi 41 veta, situata është mirë. Përderisa të kemi Qeveri, qoftë edhe në mandatin teknik. Gjukanoviq është në ofensivë dhe për këtë arsye retorika. Zgjedhjet presidenciale do të mbahen së shpejti”, tha Abazoviq.

Të tjera
-
EKSKLUZIVE: Burim Berisha heq dorë përfundimisht nga Fushë Kosova, ky do të jetë kandidati i ri i LDK-së
Kryetari aktual i Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha, në një prononcim e...
-
Gazetari i njohur ekz*ekutohet me vendim gjykate në Arabinë Saudite
Një gazetar i njohur saudit, i arrestuar në vitin 2018 dhe i dënuar për akuza...
-
Këta janë zyrtarët e “Ambientit” në Pejë ndaj të cilëve Prokuroria sot ngriti aktakuzë për korrupsion
Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur akt...
-
Prindërit e Arbnor Spahiut me deklaratë publike, kërkojnë ndihmë nga ndërkombëtarët
Prindërit e ish-policit të Kosovës, Arbnor Spahiu, kanë reaguar publikisht pa...
-
Rashiq del kundër vendimit të Gjykatës për mos përdorimin e flamurit serb në festën e ‘Vidovdanit’
Nenad Rashiq, ministër në detyrë dhe deputet në Kuvendin e Kosovës ka dalë ku...
-
Aktakuzë kundër pesë zyrtarëve të ndërmarrjes “Ambienti”, për dy vjet i ndanë vetes bonuse
Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj pesë zyrtarëve të Ndërm...
-
Jeta në Teheran nën raketat izraelite: Askundi nuk është më i sigurt, nuk dëgjojmë paralajmërime për sulme
Pas disa ditësh sulmesh izraelite, njerëzit po përpiqen të shpëtojnë në një m...
-
Thaçit i vazhdohet paraburgimi, përkundër që Specialja e pranon se është zgjatur procesi i gjykimit
Ish-presidentit Hashim Thaçi iu është vazhduar masa e paraburgimit edhe për d...
-
Punëtorëve të Flotacionit të Trepçës nuk i’u ekzekutohen pagat, paralajmërojnë protesta publike
Pagat e punëtorëve të Flotacionit të Trepçës nuk janë ekzekutuar ende dhe për...
-
ASK publikon të dhënat – Nuk do ta besoni cilat janë qytetet më të vizituara në Kosovë
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat për hotelieri dhe t...
-
Mediat serbe sulmojnë gjyqtarin Kaçiu pasi mori vendim që flamuri serb të mos përdoret për ‘Vidovidanin’ në Graçanicë
Gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Kreshnik Kaçiu po sulmohet në vaz...
-
Kurtit i përgjigjen nga LDK: E ke uzurpuar zyrën e Kryeministrit pa pasur shumicë parlamentare dhe jashtë çdo norme kushtetuese
Deputetja e LDK’së, Jehona Lushaku- Sadriu, i ka reaguar kryeministrit në det...