Lajme

Abazoviç ligjëron dhe promovon librin e tij në universitetin prestigjioz amerikan

Autori: Gazeta inFokus 11:50 | 26 September 2022

Kryeminstri në mandatin teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka promovuar dhe ligjëruar për librin e tij “Kritika e Etikës Globale” në universitetin prestigjioz amerikan Columbia University.

Këtë Abazoviç e lajmëroi në profilin e tij zyrtar në Facebook, ku edhe lajmëroi se libri i tij është përkthyer edhe në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze.

Promovimi i librit, njoftoi Abazoviç, vjen së shpejti në Mal të Zi dhe në vendet e rajonit.

-Advertisement-

Dritan Abazoviq ka doktoruar në Fakultetin e Shkencave Politike në Sarajevë, më 7 shkurt 2019, me temë: “Politika globale – aspektet etike të globalizimit”.

Më parë ka qenë student i brezit të fakultetit të Sarajevës, fitues i Kartës së Artë dhe mbajtës i Distinktivit të Artë të Universitetit, pas përfundimit të fakultetit në një periudhë rekord prej 2 vitesh e gjysmë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera