Abazi thotë se disa kompani ishin regjistruar në SHBA për blerjen e Trepçës dhe Ujmanit, shton se janë të lidhura me Grenell
Autori: Gazeta inFokus 23:44 | 14 July 2022
Deputeti i VV-së, Haki Abazi, ka folur për deklaratat e fundit të ish të Dërguarit të Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili dha disa deklarata të forta në një ligjeratë në Universitetin e Beogradit.
Abazi thotë në emisionin DPT te Fidani në T7 se Grenell ka qenë “aksident” në politikën amerikane. Ai tregon pr lidhjet e tij me oligarkë në Moldavi, ndërsa shton se në kohën kur Grenell po negocionte zgjidhjen Kosovë-Serbi, shumë kompani me përgjegjësi të kufizuar po regjistroheshin në shtetin e Delawere në SHBA. Abazi pretendon se Grenell po tentonte të krijonte një zonë jashtë menaxhimit të Kosovës, që do të përfshinte resurset e mëdha ekonomike në veri të vendit.
“Ato do të ishin jashtë kontrollit shtetëror të Kosovës, sikur Ujman i dhe Trpeca. Kishte shumë regjistrime të kompanive në Delawere për të vendosur krejt këtë pasuri brenda një menaxhimi të pavarur. Nëse më kujtohet saktësisht atë kohë pata kërkuar prej Martin Vuthaj, që ka qenë njëri prej avokatëve që ka bërë kornizimin ligjor të kësaj, e pata kërkuar që të dilte në publik e të fliste për atë që po ndodhte. Megjithatë, këtu provë mbetet konsistenca e Grenellit që ngulmonte në këtë punë”, tha ai.
“Ideja është që nëse me saktësi në atë kohë pata shikuar nga afër regjistrimin e kompanive. Delaware njihet si shtet ku box-kompanitë mund të regjistrohen me lehtësi, ku kompanitë me përgjegjësi të kufizuara, Trepça e Ujmani kanë qenë pjesë e një tentimi që mund të quhet Financial-facility. E cila und të merr në përgjegjësi menaxhimin si rezultat i një marrëveshje politike”, shton ai.
Ai flet edhe për atë se çfarë fliste Grenell në kohën kur po ndodhte kjo.
“Nëse ju kujtohet, Grenell insistonte që zgjidhja Kosovë-Serbi të jetë përmes një zgjidhje ekonomike ku njerëzit nuk do të mendonin për konfliktin pasi që do të merrenin me ekonomi. Jam i bindur sikur në rastin e Moldavisë, me oligarkun Plotinik, që ai është ndihmuesi kryesor për të dalë prej Moldavisë. Ku flitet për ndihmesë që edhe të futet brenda SHBA-së, ka qenë loja e njëjtë edhe këtu. Ka qenë një aksident, që tani njerëzit me kokë të ftohtë, mendoj se duhet të distancohen prej. Si duket ai ju ka dhënë edhe instrukcione. Nuk pat distancim. Ndoshta është e vështirë për ta. Po flasim për faktorët e brendshëm. Që amplifikonin mesazhin e Grenellit, ishin pozicionuar krah tij“, përfundoi ai. /Gazeta Express/
Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Gjatë natës sonte në disa zona të Kosovës nganjëherë priten intervale të ...
-
Një i lënduar nga aksidenti tek Liqeni i Badocit, e përfshirë një veturë
Një person është lënduar nga aksidenti që ka ndodhur në rrugën që kalona ...
-
Letra rrëqethëse e mërgimtarit i cili vendosi të kthehet në Kosovë
“Kosovë tanimë është koha të të kthejë gjithqka çfarë më ke dhënë, ti je toka...
-
Aksident tek Liqeni i Badovcit, dyshohet se ka rënë një veturë
Një aksident i rëndë dyshohet se ka ndodhur në rrugën përreth Liqenit të ...
-
Ankesa për tarifat, Termokos: Nuk ka ngritje të çmimit për ngrohje
Shqetësimet dhe pretendimet se çmimi i faturave për ngrohje nga Termokosi për...
-
“Patentë shoferi për 1000 Euro”, skandali i shitjes së tyre nga zyrtarët shtetërorë
Një zyrtar i Ministrisë së Infrastrukturës, me inicialet A.T., po dyshohet se...
-
Bedri Hamza uron Festën e Krishtlindjes: Shumë lumturi në këto Krishtlindje dhe gjithmonë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka marrë pjesë në pri...
-
Osmani uron Krishtlindjet: Të kujdesemi për ata që presin ndihmën tonë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Krishtlindjet. ...
-
Gjysmë orë është pritja për të hyrë në Kosovë te Dheu i Bardhë
Automjeteve që hyjnë në Kosovë përmes pikëkalimit kufitar te Dheu i Bardh...
-
Krasniqi uron Krishtlindjet: Uroj që shtëpitë tuaja të mbushen me gëzim, zemrat me paqe dhe ëndrrat me shpresë e besim
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, uruar krishtlindje...
-
Rrëqeth Vlora Dumoshi me lot në sy tregon se çfarë tha babai i saj para se të ndërronte jetë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovë, Vlora Dumoshi, ka rrëfyer si asnjë...
-
Falja e të burgosurve nga Presidentja, SHKK dërgon 94 kërkesa
Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka njoftuar se deri më 13 dhjetor janë d...