Abazi për situatën në veri: Targat, vetëm një pretekst i Serbisë që të tregojë muskujt e vërtetë
Autori: Gazeta inFokus 11:57 | 18 November 2022
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Haki Abazi ka thënë se situata në veri të Kosovës ka shkaktuar vakuum institucional.
Abazi përmes një konference për media ka thënë se targat kanë qenë vetëm një pretekst i Serbisë që të tregojë muskujt e vërtetë.
Sipas tij, edhe pak ka mbetur nga data 21 nëntor dhe siç tha ai të gjithë janë të alarmuar për këtë situatë të krijuar.
“Situata në veri pas urdhrit nga Beogradi ka shkaktuar vakum institucional. Targat kanë qenë vetëm një pretekst i Serbisë që të tregojë muskujt e vërtetë pas Procesit të Berlinit e nënshkrimit të marrëveshjeve atje. Po i afrohemi 21 nëntorit, të gjithë janë të alarmuar, përfshi edhe partnerët ndërkombëtarë tanë atje. Kjo brengosje është dhe tek ne këtu”, tha ai.
Abazi theksoi se Serbia është e paparashikueshme me atë që mund të bëj duke përdorur dhe jetët e serbëve në veri.
“Për ne është e rëndësishme që çdo qytetar të ndihet i sigurt, ashtu si çdo qytetarë në Kosovë. Dhe të kuptoj që Serbia nuk e ka për qëllim mbrojtjen e serbëve por pozicionimi i saj drejt Rusisë”, u shpreh Abazi.
Tutje deputeti i LVV-së, po ashtu potencoi se strategjia dalëse nga kjo situatë është kthimi në tavolinën e bisedimeve mes dy shteteve.
“Strategjia dalëse nga kjo situatë për t’ia hequr Serbisë çfarëdo justifikimi duhet të na kthejë në tavolinën e bisedimeve dhe koordinimit me shtetet partnere, për të dakorduar planet dhe qëndrimet përtej dialogut”, ka thënë ndër të tjera Abazi.
Të tjera
-
Presidenca jep një lajm të mirë, shpejt nis ndërtimi i laboratorit të hematologjisë në Prishtinë
Në Prishtinë shumë shpejtë do të nis ndërtimi i laboratorit të hematologjisë....
-
Bedri Hamza: Grave do ua lehtësojmë barrën e përgjegjësive familjare
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me gra...
-
“Berliner Zeitung”: Kosova vend me probleme të vazhdueshme, papunësi të madhe dhe institucione të dobëta
Gazeta gjermane ‘Berliner Zeitung’i ka kushtuar një shkrim zgjedhjeve paralam...
-
Vuçiq fal 13 protestues, përfshirë studentë e profesorë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka marrë 13 vendime për falje, duke p...
-
Haradinaj: Shtimja e vendosur për fitore
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka mbajtur tubim në qytetin e Shtimes....
-
Molliqaj kritikon Kurtin: Skenderaji 8.5% buxhet vetanak, Podujeva vetëm 6% – pse nuk flet për komunat ‘e tij’?
Në një seri takimesh me qytetarët e komunave Skenderaj, Drenas dhe Suharekë, ...
-
ShBA-ja ndalon përkohësisht financimin për Gjykatën Speciale në Hagë – cilat janë pasojat?
Me ngrirjen e fondeve amerikane, Gjykata Speciale mund të përballet me sfida ...
-
Ministria e Shëndetësisë lanson nesër Strategjinë Sektoriale Shëndetësore 2025-2030
Qeveria e Kosovës kishte miratuar Strategjinë Sektoriale të Shëndetësisë 2025...
-
Musliu ndan pamje të tubimit në Klinë, i falënderon pjesëmarrësit
Ganimete Musliu, kandidatja për deputete me numrin 12 nga Partia Demokratike ...
-
Jeta Rafuna pas tubimit të LDK-së në Mramor: U dëshmua më së miri rikthimi i LDK-së
Kandidatja për deputete nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jeta Ra...
-
Rrezarta Krasniqi: LDK do të përkrahë bizneset për zhvillim dhe punësim
Rrezarta Krasniqi, kandidatja për deputete nga rradhët e Lidhjes Demokratike ...
-
Dervishaj viziton bizneset në Skenderaj: Meritojnë 77 herë ma mirë
Kandidati për deputet nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shahin De...