Lajme

Abazi: Nuk kam qenë në Kopaonik për t’u takuar me autoritetet serbe, Thaçi po rren

Autori: Gazeta inFokus 22:20 | 03 June 2020

sh-zv.kryeministri i Kosovës, Haki Abazi, përmes një shkrimi i është përgjigjur presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ku ky i fundit tha se Abazi ishte takuar me zyrtarët serbë tri herë gjatë pandemisë në Kopaonik të Serbisë.

“Thaçi është njeri i poshtër, hajn, rrenc, kriminel i komunikatës 59… dhe analfabet. I përkukur para pllakës në Grackë dhe jo vetëm”, shkruan Abazi.

Derisa thotë se në Kopaonik nuk ka qenë asnjëherë për t’u takuar me autoritetet serbe.

-Advertisement-

“Kurrë nuk kam qenë në Kopaonik dhe kurrë nuk jam takuar me autoritetet Serbe atje ashtu siç nuk kam qenë as edhe në dhomën e përgjimeve”, shkroi Abazi.

Tutje, Abazi ftoi prokurorinë e shtetit ta intervistojë Thaçin të cilin e quan hajn dhe rrenc.

“Prokuroria e shtetit duhet ta intervistoj hajnin dhe rrencin”, shtoi Abazi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera