Lajme

Abazi: “Kosova e Re”, projekt i vdekur

Autori: Gazeta inFokus 16:18 | 10 October 2018

Banka Botërorë nuk do të financoi ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.

Kështu është deklaruar të mërkurën president i Bankës Botërore gjatë sesionit vjetor të Bankës Botërore në Bali të Indonezisë.

Këtë për Gazetën Infokus e ka konfirmuar Dardan Abazi, nga Instituti për Politika Zhvillimore-INDEP.

-Advertisement-

Abazi gjithashtu ka uruar që kjo tërheq qe të jetë sinjal për Qeverinë e Kosovës të tërhiqet nga ky projekt.

“Në shpresojmë shumë që kjo përgjigje që e ka dhënë sot Banka Botërore do të ndikoj që edhe Institucionet tjera financiare botërore të tërhiqen nga financim i këtij projekti dhe Qeveria e Kosovës më në fund ta kuptoj që ky është projekti më i dëmshëm që nga paslufta dhe kësisoj të tërhiqet tani para se të bëhet shumë vonë”, ka thënë ai.

Ndërsa i pyetur nëse tërheqja e këtij financimi do të thotë dështim i projektit, Abazi ka thënë se projekti tashmë defakto është i vdekur.

“Mos financimi nga Banka Botërore nuk do të thotë automatikisht tërheqje e projektit por është në masë të madhe delegjitim i plotë i çfarëdo arsye që ka qëndruar përkrahë realizimit të këtij projekti. Ne e konsiderojmë që tashmë është e qartë që nuk ka asnjë Institucion të madh financiar që do t’i qëndroj prapa këtij projekti tashmë defakto të vdekur”, ka shtuar ai.
Sipas Abazit kosto e lartë, dëmtimet mjedisore dhe përparësia jolojale janë disa nga arsyet që e bëjën këtë projet sime të dëmshmin në Kosovë.

“Kosto tejet e lartë, kosto edhe mjedisore edhe në pjesën e integrimit evropian dhe projekti bie ndesh me politikat e BE-së dhe jep një përparësi jolojale në treg njërës nga kompanitë që do të jetë në tregun e energjisë së Kosovës që bie ndesh me ligjet vendore te konkurrencës e këtë tashmë e ka thënë se sekretariati i komunitetit të energjisë por edhe ne me analizat që i kemi bërë deri tani”, ka thënë Abazi.

E ndërtimi i termocentralit ‘Kosova e Re’ ishte planifikuar të fillonte në fund të tremujorit të parë të vitit 2019-es ndërsa do të kushtonte 1.3 miliard euro.

E ndërtimi i këtij termocentrali, nxiti reagime të shumta në vend./Gazeta Infokus/

Lexo edhe: Banka Botërore nuk e mbështet ndërtimin e termocentralit ‘Kosova e Re’

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera