Lajme

Abazi i PDK’së premton mbështetje për gastronomët

Autori: Gazeta inFokus 13:01 | 28 January 2021

Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK’së Lulzim Abazi ka thënë se gastornomia është sektori të cilit iu është bërë e padrejtësi.

Ai ka thënë se qeveria ka vepruar me standarde të dyfishta, shkruan Gazeta inFokus.

“Prej të gjitha problemeve që po përballen me pandeminë, sipas vlerësimit tim më i prekuri është sektori i gastronomisë, jo që është anashkaluar por ju ka bërë një e padrejtë e madhe dhe është vepruar me standarde të dyfishta”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Abazi, është shprehur se PDK do të ofrojë përkrahje të veçantë këtij sektori.

“Me planin tonë për #rimëkëmbje do të përkrahet në mënyrë të veçantë ky sektorë, e në bashkëpunim me shoqatën e tyre do ta gjejmë formën më të duhur se si të bashkëjeton me pandeminë sektori i gastronomisë!Përkrahje për PDK është përkrahje për rimëkëmbje të shtetit!”, ka thënë ai.

Kujtojmë se Lulzim Abazi ka numrin 108 në listën e PDK’së./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera