Lajme

Abazi: Beogradi vazhdoi të dërgojë armë e municione në veri, po krijon panik tensione

Autori: Gazeta inFokus 22:24 | 05 November 2022

Deputeti i VV’së, Haki Abazi thotë se e gjithë kjo që po ndodh është një blof i Beogradit duke i detyruar serbët të largohen nga institucionet e Kosovës.

Abazi përmes një shkrimi në Facebook tha se ajo që është më brengosëse situatën është që Beogradi ka vazhduar të dërgojë armë dhe municion në veri të Kosovës duke krijuar situatë paniku dhe tensione.

Megjithatë, Abazi thotë se këto metoda të Beogradit kanë qenë edhe në vitet e 90-ta, duke instumentalizuar serbët e Kroacisë, por që sipas tij, duhet kuptuar që është koha për paqe, normalitet e progres.

-Advertisement-

“Ajo që e bën brengosëse situatën është që Beogradi ka vazhduar të dërgoj armë dhe municion në veri të vendit tonë për të krijuar situatë paniku dhe tensione. Këto sjellje të Beogradit i kemi parë edhe në të ‘90 duke instrumentalizuar serbët e Kroacisë. Këto metoda manipulimi dhe orkestrimi nuk bëjnë punë dhe duhet kuptuar që koha është për paqe, normalitet dhe progres. Këtë e duan të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim!”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera