Lajme

AAK: Votimet e sotme referendum për të ardhmen e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 16:16 | 11 June 2017

Zyrtari i AAK’së, Arbër Vallahiu e ka quajtur referendum ditën e sotme të zgjedhjeve në Kosovë. Ka bërë thirrje të dalin sa më shumë në votime në mënyrë që të përcaktohet e ardhmja e Shtetit.

“Votimet e sotme i cilësojmë një referendum për të ardhmen e Kosovës dhe prandaj iu bëjmë thirrje të gjithë votuesve që deri në këtë moment nuk e kanë kryer obligimin qytetar të dalin në vendvotime, sepse vota e tyre e përcakton fatin e vendit për katër vitet e ardhshme”, ka thënë Vllahiu, në një konferencë për media.

“Vlerësimi ynë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve deri tani është se ato po zhvillohen në frymë konstruktive, të shtensionuar dhe në perputhje me normativen e paracaktuar zgjedhore. Sfidë e të gjithë neve mbetet që ky proces të përfundojë në këtë frymë dhe të mos mbetet asnjë qytetar pa votuar”, ka shtuar ai

-Advertisement-

Vllahiu iu ka bërë thirrje të gjithëve që procesi zgjedhor të mos lendohet përmes përdorimit të gjuhës së urrejtjes dhe shpifjeve dhe qe t’u mundësohet qytetarëve të Kosovës të votojnë të lirë dhe pa presione.

“Strukturat dhe elektorati i Aleancës në këtë proces zgjedhor janë të mobilizuara më mirë sesa në të gjitha zgjedhjet e deritashme.  Kjo është garanca që në fund të ditës do ta prodhojë një rezultat që është edhe përtej pritjeve tona”, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera