AAK thotë se e çmon porosinë e Amerikës për demarkacionin, por s’do të ndërrojë qëndrim
Autori: Gazeta inFokus 21:16 | 08 May 2017
Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar pasi Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar një deklaratë për t’i bërë thirrje Kuvendit të Kosovës që të ratifikojë sa më shpejt Demarkacionin.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Pal Lekaj, ka thënë se partia e udhëhequr nga Ramush Haradinaj e çmon porosinë e Ambasadës së SHBA’së për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi, porse ajo do të vazhdojë të jetë e palëkundur në këtë drejtim sa i përket qëndrimit të saj.
“Sa i përket deklaratës së ambasadës së SHBA-së, mendoj që i kemi miq dhe se i kemi respektuar dhe do të vazhdojmë t’i respektojmë, megjithatë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban qëndrim të palëkundur dhe se nuk do të pajtohet me këtë marrëveshje për Demarkacionin me Malin e zi. Ne e kuptojmë ambasadën amerikane mirëpo edhe në anën tjetër asnjë presion nuk mund të jetë demokratik. Deputetët e kanë integritetin e vet dhe është sovrani ai që flet në këtë rast. Deputetët janë të lirë të zgjedhin të drejtën, kështu na kanë mësuar edhe miqtë ndërkombëtarë e poashtu Amerika që të jemi demokratik. E çmojmë porosinë e tyre por ne si AAK e kemi qëndrimin tonë”, ka thënë Lekaj për Indeksonline.
Ambasada amerikane pasditen e sotme i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës ta ratifikojë marrëveshjen për shënimin e kufirit me Malin e Zi sepse kjo marrëveshje, sipas saj, është në rregull, dhe Qeveria menjëherë duhet ta dërgojë për ratifikim në Kuvendin e Kosovës.
Të tjera
-
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
Nesër nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka...
-
Në janar do të hapet tenderi për tunelin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Nga qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë thënë se në janar 2025 do të hapet te...
-
Arifi: Kanë filluar pipat e propagandës elektorale të LVV nëpër rrjete sociale
Ish-diplomati Avni Arifi, parashikon se Vetëvendosja do të zvhillojë fushatë ...
-
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas sondazheve
Kandidati i Partisë Social-Demokrate për president të Rumanisë, Marcel Ciolac...
-
Gërvalla nderon heronjtë, Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj në 21 vjetorin e vrasjes së tyre
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka përkujtuar zyrtarët e poli...
-
Hoxhaj nesër nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”
Nesër pritet që nënkryetarit të Kuvendit Enver Hoxhaj, t’i jepet titulli “Doc...
-
Qalaj thotë se në veri po hyjnë armë nga Serbia
Për tri ditë radhazi Policia e Kosovës në aksionet e saj në Zveçan, Zubin Pot...
-
Skandaloze: Shkëlzen Gashi i quan mediat organizata kriminale, e gazetarët kriminelë
Analisti Shkëlzen Gashi ka lëshuar një deklaratë skandaloze për mediat dhe ga...
-
Shkuarja në zgjedhje me VV-në, Meta: Gërvalla e Peci vendosën për interes të tyre, jo të partisë
Deputeti nga Lista “Guxo”, Burim Meta ka qenë i ftuari i radhës në “Reel Talk...
-
Konjufca e pret nesër homologun e tij nga Maqedonia e Veriut
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nesër e pret në takim homologun e tij nga...
-
Dyshohet se vrau gruan e tij Gjyljeta Ukellën, Edmond Lajçi nuk tentoi kurrë t’i takojë fëmijët
Për një vrasje që ndodhi në prill të këtij viti, tek këto ditë u ngrit aktaku...
-
Vonesa në regjistrimin e veturave me targa “RKS” në Leposaviq
Targa RKS nuk janë parë ndonjëherë më shumë në komunën e Leposaviqit. Megj...