Lajme

AAK reagon për arrestimin e Demaliajt dhe Zekës: Nuk janë të rrezikshëm

Autori: Gazeta inFokus 12:25 | 28 September 2018

Me një dit vonesë Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar për arrestimin e deputetit të saj, Shkumbin Demaliajt.

Në reagimin e AAK-së thuhet se arrestimi i bashkëpartiakut të tyre dhe deputetit të NISMA-së, Milaim Zekës është i palogjikshëm, shkruan gazeta inFokus.

“Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është i indinjuar me arrestimin e dy deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në si deputet nuk mund të pajtohemi me logjikën e arrestimit të deputetëve për shkak të fjalës së tyre edhe kur ajo është më e ashpër dhe më emocionale se sa që duhet.”, thuhet në reagim.

-Advertisement-

Edhe pse në reagim thuhet se fjalimet e tyre janë më të ashpra sesa duhet ata kanë konsideruar se deputetë nuk kanë bërë asnjë veprim konkret që paraqet rrezik.

“Konsiderojmë se deputetët e arrestuar nuk kanë bërë asnjë veprim konkret i cili mund të cilësohej kanosje ose rrezik të kujtdo qoftë dhe mbajtja në paraburgim e tyre kur ata nuk paraqesin rrezik për askënd, është shkelje e rëndë e dinjitetit dhe integritetit të deputetit.”, thuhet më tej.

AAK duke kuar lirimin e menjëhershëm të deputetëve ka thënë se kjo po bëhet për motive politike.

“Druajmë se arrestimi i deputetëve Demaliaj dhe Zeka mund të jetë i kalkuluar për motive politike dhe me qëllim të bllokimit të punës së Kuvendit të Kosovës. Pamjet e prangosjes së deputetëve për fjalën e tyre mund të shihen vetëm në sisteme totalitare. Prandaj kërkojmë që deputetet që po mbahen në arrest të lirohen menjëherë dhe gjykata të ndjek procedurën e rregullt në raport me ta.”, përfundon reagimi i AAK-së./inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera