Lajme

AAK: Qeveria Kurti po e dërgon Kosovën drejt kolapsimit – Ligji për pagën minimale mashtrimi i radhës

Autori: Gazeta inFokus 15:05 | 17 July 2023

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se Qeveria Kurti është duke e shkatërruar Kosovën në rrafshin e brendshëm dhe atë të jashtëm

“Në rrafshin e brendshëm Kosova kurr nuk ka qenë kurr me më pak sovranitet, ajo që mund të thuhet sot është se veriu i Kosovës është në duart e askujt, kemi dy kryetar që janë të mbyllur tash e më shumë se një muaj dhe kemi një lokacion që nuk ka sundim të ligjit”, ka thënë Tahiri.

Ai ka shtuar se rreziku që po vjen është që ajo pjesë e vendit në arsyet që nuk ka veprim nga Qeveria të kthehet në një zonë me rezultuan 1244.

-Advertisement-

“Mosveprimi i Qeverisë, dhe mungesa e strategjisë për atë pjesë të Kosovës, po e dobëson dhe po e trajton çështjen e Kosovës në formë eksperimentale”, tha Tahiri

Shefi i deputetëve të AAK-së, gjithashtu foli edhe për Ligjin për pagën minimale.

Ai tha se zyrtarët shtetërorë që punojnë në administratë, kurrë nuk kanë qenë më të dobët dhe më të varfër, dhe kurr nuk kanë pasur më pak siguri juridike në vend.

“Kjo qeveri po vazhdon shtypjen politike ndaj administratës së shtetit, derisa vazhdon abuzimi me ligjin e pagave. Shembull, prej mbi 900 të punësuarve civilë që janë në policinë e Kosovës 600 prej tyre kjo qeveri ua ka zvogëluar rrogën. Tri gradat e para në PK, kanë zvogëlim të rrogës ndërsa tek polici i lartë rroga ka mbetur njësoj. Mos të flasim për sektorët tjerë që janë buzë kolapsit”, tha Tahiri.

Tahiri shtoi gjithashtu se kurrë nuk ka pasur më pak drejtësi për punëtorët e sektorit privat, ata nuk kanë asnjë të drejtë dhe kjo drejtë është shkelur në mënyrë flagrante me Ligjin e për pagën minimale me një mashtrim të paskrupullt ku thuhet se paga minimale është rrit.

“I bëjë një pyetje kryeministrit dhe ministrit të Financave le të gjejnë vetëm një të punësuar në sektorin privat që e ka rrogën më pak se 260 euro, në tre muajt e fundit. Nuk ka më rrogë ndër pagë minimale 260, paga minimale është dashur të jetë 400 euro siç ka kërkuar AAK. Ky ligj ka pasur për qëllim vetëm që të largojë veteranët dhe paraplegjikët dhe tetraplegjikët”, u shpreh Tahiri.

Ai shtoi se në rrafshin e jashtëm Kosova sot është vend i barabartë me shtetet autoritare.

“BE-ja e ka sanksionuar Kosovën, SHBA-të kanë marrë sanksione dhe masa të drejtpërdrejta ndaj Qeverisë tonë. E patë që edhe në takimin e fundit joformal në Tiranë, qeveria nuk përfaqësohet me kryeministër ndërkaq detyrohet Qeveria e Shqipërisë të ndaloj një zyrtar shteti. I bëjmë thirrje të ndaloj eksperimentimin dhe kolapsimin e Kosovës”, tha Tahiri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera