Lajme

AAK përvjel mëngët, Ligji për Paga në Kushtetuese nëse koeficienti është më pak se 129 euro 

Autori: Gazeta inFokus 20:32 | 07 January 2023

Pas Ligjit për Zyrtarët Publikë që u dërgua në Gjykatë Kushtetuese nga dy partitë opozitare PDK e LDK, fat të ngjashëm mund të ketë edhe ai për pagat.

Mirëpo, këtë dokument obligativ të cilin tashmë e ka dekretuar presidentja Vjosa Osmani mund ta shpëtojë nga kontestimi në organin më të lartë gjyqësor në vend vetëm përcaktimi i një vlere të koeficientit që, sipas shefit të deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri është i duhuri të jetë 129 euro.

Në këtë konferencë për media, Tahiri tha se mospublikimi i vlerës së koeficientit mund të jetë i qëllimshëm.

-Advertisement-

Sipas tij, shërbyesit publikë tash e një kohë janë në ethe pasi nuk e dinë se sa do t’i kenë rrogat.

Tahiri pati kritika për qeverinë edhe për qasjen në veri, shëndetësi e sektorët e tjerë, për çka tha se po prodhon kriza.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera