Lajme

AAK pas takimit me Lajçakun: Plani evropian e ka votën tonë

Autori: Gazeta inFokus 13:22 | 10 March 2023

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka thënë se partia e tij  ende vazhdon ta përkrahë planin evropian.

Në një konferencë për media pas takimit me emisarin e Bashkimit Evorpian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ai konfirmoi se plani evropian do ta ketë votën e AAK-së në Kuvend.

Gjini ka thënë se Ramush Haradinaj e ka përcjellur qëndrimin e tij se është pro lanit evropian, por  kanë kërkuar edhe disa sqarime për të.

-Advertisement-

“Kryetari Haradinaj e përcolli të zoti Lajcak, që është për propozimin evropian. Kemi pasur mendime dhe insistime që detaje të vogla të sqarohen dhe janë sqaruar”.

“Jemi të gëzuar që në fund edhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian e mbështesin Kosovën dhe kjo është diçka e mirë”, tha Gjini.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera