Lajme

AAK: Nuk e votojmë e as nuk ia bëjmë kuorumin Vjosa Osmanit për presidente

Autori: Gazeta inFokus 08:13 | 25 March 2021

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, është shprehur se ky subjekt politik nuk ka votë dhe as nuk do t’ia bëjë kuorumin Vjosa Osmanit për t’u votuar si Presidente e Kosovës.

Ai është shprehur se për këtë situatë është Lëvizja Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve që duhet të gjejë zgjidhje.

“Partia fituese mund ta bëjë qeverinë qartë, por i duhen vota për presidentin dhe në këto rrethana partia fituese duhet të gjejë mënyrë për t’i gjetur votat që i mungojnë sepse nuk i ka fituar krejt – nuk e ka fituar të drejtën për ta zgjedhur presidentin”.

-Advertisement-

“Qëndrimi në sallë nënkupton votë për presidentin dhe AAK nuk ka votë të tillë”, është shprehur Gjini në Klan Kosova.

Gjini ka thënë se AAK është e gatshme për zgjedhje të reja.

“Nuk kemi frikë të shkojmë në zgjedhje. Kemi pasë performancën që s’e kemi dëshiruar në zgjedhjet e fundit. Edhe partia fituese duhet të nxjerr mësim nga zgjedhjet e fundit, pavarësisht rezultatit jashtëzakonisht të mirë që e kanë arritur. Zgjedhjet nuk janë të mira për asnjë parti, as për popullin, por nuk mendoj se ka argument që një parti [Lëvizja Vetëvendosje] t’i kërcënojë partitë tjera me zgjedhje. Nëse do tw shkojmë në zgjedhje edhe mund të shkojmë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera