Lajme

AAK mbështet veprimet e SHBA-së kundër Iranit

Autori: Gazeta inFokus 19:41 | 09 January 2020

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka dhënë mbështetje të plotë veprimeve të fundit të SHBA në raport me Iranin.

Një qëndrim i tillë është miratuar në mbledhjen e sotme të kryesisë së kësaj partie në Prishtinë.

Rreshtimi i Kosovës përkrah aleatëve që e kanë mundësuar lirinë e popullit tonë, në luftën e pa kompromis kundër terrorizmit ndërkombëtar, si një fatkeqësi globale, është i pa alternativë, u tha në këtë mbledhje.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera