Lajme

AAK mban mbledhje, diskutohet për këto çështje

Autori: Gazeta inFokus 17:55 | 20 November 2019

Gjate kësaj të mërkure është mbajtur mbledhja e kryesisë të degëve të Aleancës për ardhmërinë e Kosovës.

Kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj ka thënë se çështjet kryesore për të cilat është diskutuar kanë qenë zgjedhjet e brendshme dhe ndryshimet statutare, shkruan gazeta inFokus.

“Në vazhdën e procesit të reformave partiake, sonte u mbajt mbledhja e radhës e Kryesisë dhe kryetarëve të degëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

-Advertisement-

Fokus i diskutimit ishin përgatitjet për zgjedhjet e brendshme si dhe ndryshimet statutare. Aleanca ka nisë procesin e draftimit të Statutit me ndryshimet konform me reformën, përmes së cilës synohet konsolidimi i mëtejmë i partisë, si një promotore e politikave të qendrës së djathtë në vend”, ka shkruar Haradinaj./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera