Lajme

AAK: Kurti ka ndikuar në zgjedhjen e bordeve të Kompanive Rajonale të Ujësjellësit

Autori: Gazeta inFokus 14:36 | 25 November 2024

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përkatësisht Departamenti për Ujë dhe Politika Mjedisore, përmes një reagimi ka thënë se shumica e bordeve të emëruara në Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit në Kosovë kanë dështuar të jenë profesionale dhe shpesh janë përbërë nga individë pa përvojë të mjaftueshme në menaxhimin e sektorit të ujit.

Ky departament vlerëson se faktori që ka ndikuar në këtë situatë, është roli i qeverisë e veçmas i kryeministrit Kurti.

“Një nga faktorët kryesorë që ka ndikuar në këtë situatë është roli i qeverisë, veçanërisht i Kryeministrit Albin Kurti. Pavarësisht premtimeve të përsëritura për përmirësimin e gjendjes në sektorin e ujit përmes instalimit të bordeve profesionale, këto premtime nuk janë materializuar sipas pritshmërive. Në të vërtetë, përzgjedhja e kryesuesve dhe anëtarëve të bordeve shpesh është bërë pa ndjekur një proces transparent dhe të bazuar në merita profesionale”, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera