Lajme

AAK-ja ndryshon statutin

Autori: Gazeta inFokus 19:59 | 13 December 2019

Këshilli Drejtues i AAK-së sot ka votuar draft statutin e ri të Partisë me të cilin përcaktohet që zgjedhjet e ardhshme në AAK të bëhen sipas parimit një delegat, një votë.

Ndër ndryshimet tjera të këtij statuti është edhe krijimi i bazës statutare që AAK në Prishtinë të organizohet në 5 degë.

Këshilli Drejtues i AAK-së po ashtu ka vendosur që me datë 29 Dhjetor 2019 ta thërrasë Kuvendin e Punës, ku pritet të votohen ndryshimet e propozuara statutare.

-Advertisement-

Ndryshimet statutare në AAK dhe Kuvendi i Punës janë pjesë e reformave që ka filluar Aleanca pas zgjedhjeve të përgjithshme të 6 Tetorit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera