Lajme

AAK-ja e zgjedh Këshillin e Përgjithshëm të Aleancës së Gruas së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 19:01 | 22 September 2022

Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës së Gruas së Kosovës, në një mbledhje solemne, sot ka zgjedhur kryesinë që do të udhëheq për katër vitet e ardhshme.

Kryetare e kësaj kryesie është zgjedhur Diellza Kukaj që do të ndihmohet nga një kryesi 39 antarëshe.

Në njoftimin e lëshuar për media nga AAK-ja thuhet se kjo kryesi përbëhet nga gra të suksesshme të profesioneve të ndryshme që nga arsimi, shëndetësia, shkenca e teknologjia, e deri te deputete, aktiviste të njohura politike dhe të çështjeve gjinore.

-Advertisement-

Në mbledhjen solemne, mori pjesë edhe kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, i cili foli për rolin historik të gruas në Kosovë, rëndësinë e aktivizimit të grave në politikën kosovare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera