AAK i përgjigjet Faton Pecit për objektin me qira: Kemi kontratë për këtë punë

Autori: Gazeta inFokus
14:01 | 15 May 2023
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci gjatë ditës së sotme ka reaguar përmes një postimi në Facebook e ku ka kërkuar që disa prona të kësaj ministre ti kthehen titullarit këtë rast MPBZHR-së.
Por në fotografitë që ka publikuar ministri Peci shihet edhe objekti me qira i subjektit politik të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Mirëpo nga AAK-ja thonë se ka qenë një keqinformim i mediave sepse ministri në fjalë nuk e ka përmendur objektin ku gjendet me qira AAK-ja
Kushtrim Xhemaili zëdhënës në këtë parti, ka sqaruar për hapësirat që shfrytëzon ky subjekt politik paguajnë qira dhe posedojnë kontratë valide me ministrinë e Bujqësisë.
“Shqetësimet e ministrit Peci për keqpërdorime të mundshme në kompleksin e objekteve ku i ka zyre Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nuk kanë fare të bëjnë me AAK-në dhe me hapësirën që e shfrytëzon partia jonë. Ky është një keqinterpretim i mediave, shpresojmë i paqëllimshëm. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, këto zyre i shfrytëzon në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe në bazë të kontratës që e ka me Ministrinë e Bujqësisë”, thuhet në përgjigjen e Xhemailit për Blic.

Të tjera
-
Haziri përfundimisht i thotë ‘JO’ bashkëpunimit me VV-në: Jemi provu, punoni me kë të doni!
Mundësisë për koalicionin mes VV-së e LDK-së sonte iu konfirmua refuzimi. ...
-
Temperaturat deri në 33 gradë, parashikimi i motit për të mërkurën
Të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. ...
-
Sorensen shkruan për diskutimet e sotme me Petkoviq, thotë se po përgatitet takimi trepalësh
Bashkimi Evropian ka paralajmëruar takim trepalësh ku do të ndërmjetësojë një...
-
Lulzim Peci: Dhurata më e madhe për Kurtin erdhi nga Lista Serbe
Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka vlerësuar se qeveria Kurti nuk ...
-
Musk e quan projektligjin e taksave të Trump të neveritshëm
Elon Musk ka kritikuar ashpër projektligjin e ri të presidentit amerikan, Don...
-
Bajrami: Asnjë deputet i LDK-së s’është pro Haxhiut
Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se nuk ka asnjë deputet të L...
-
Hargreaves: Ushtrimi i sotëm demonstroi aftësinë e FSK’së për bashkëpunim me ShBA’në e partnerët e NATO’s
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vizituar s...
-
“Pse s’po e bëni? – Bllokuesi dhe ai që e ka marrë peng Kuvendin është Kurti, ne i kemi shkuar në takim”, Blerta Deliu i përgjigjet Dugollit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka thënë në “...
-
Kurti tha ta sfidojnë se a i ka 61 vota, Bajrami: Atëherë po i bie që deputetë të VV’së s’po e votojnë Haxhiun
Nënkryetarja dhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami,...
-
Haziri ironizon: Kurti po takohet natën me Fatmir Limajn, nuk e ka shumicën
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri i ftuar sonte në Poli...
-
Selmanaj, Kurtit: S’ndërtohet ushtri me propagandë
Anëtari i kryesisë së LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se kryeministri në de...
-
PDK thërret konferencë për nesër, nuk e tregon arsyen
Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë nesër konferencë për media. Konfe...