AAK e Nisma me deklarata të ndryshme për mocionin ndaj Qeverisë
Autori: Gazeta inFokus 09:33 | 26 April 2017
Shefja e Grupit Parlamentar të Nisma-s për Kosovën, Valdete Bajrami, tha dje se i kanë nënshkrimet për mocionin ndaj Qeverisë Mustafa.
Por, këtë e mohon deputetja e AAK-së Teuta Haxhiu e cila në një prononcim për Ekonomia Online, ka thënë se ende nuk i kanë siguruar 40 nënshkrimet e duhura për ta dërguar në Kuvend mocionin.
“Jemi para afrimit të mbledhjes së 40 nënshkrimeve, por jemi të sigurt që do të kemi edhe nënshkrime të tjera”.
Ajo ka deklaruar po ashtu se vendi është më mirë të shkojë në zgjedhje dhe se ky proces nuk ka nevojë të zvarritet.
Sipas saj Veseli dhe Mustafa kanë nisur të bëjnë fushatë elektorale dhe se zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme.
“Vendi është më mirë që të shkoj në fushat, pra mos të zhagitet ky proces dhe këto procese për të cilat ne vazhdimisht kemi folur për to. Por ka edhe procese të tjera që janë në këtë keq qeverisje andaj më e mira dhe zgjidhja më e mirë janë zgjedhjet e parakohshme”, ka thënë Haxhiu.
Haxhiu ka akuzuar koalicionin qeverisës PDK-LDK për keqqeverisje. Ajo ka thënë se liderët e koalicionit nuk kanë pasur për qëllim interesat e qytetarëve.
“Deklaratat e fundit të dy liderëve tregojnë që nuk kanë qenë serioz dhe në interes të qytetarëve të vendit, por interesat e tyre do të ndëshkohen me vlerësimin e qytetarëve. Andaj edhe zgjedhjet e parakohshme konsideroj që do të ndodhin shumë shpejt”, ka përfunduar ajo.
Kujtojmë se edhe deputetë brenda koalicionit kanë ngritur zërin kundër kësaj qeverie dhe se kërkojnë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme
Të tjera
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka lëshuar një njoftim të rëndës...
-
Jeta Rafuna: Jemi të gjithë bashkë për fitoren e 9-të shkurtit, e vendit të ia kthejmë shpresën me Kryeministrin Lumir Abdixhiku
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jeta Raf...
-
Memli Krasniqi: Me angazhim, besim dhe mbështetje, po ecim drejt fitores
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (131), Memli Krasniqi, ka mbajtur n...
-
Biden bëhet për herë të parë stërgjysh
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, të mërkurën e mori edhe një titull tjetër të...
-
Skena apokaliptike nga Los Angeles: Shihni pasojat e deritanishme të zjạrreve
Zjarret rrethuan Los Anxhelosin këtë të enjte dhe ndërsa situata doli jas...
-
Kriptovalutat: Cilat janë parashikimet e ekspertëve për vitin 2025?
Të gjithë presin të kuptojnë se çfarë do të ndodhë vitin e ardhshëm në tregun...
-
Haradinaj fton diasporën të votojë: Numri fitues është 137
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
“Pranvera e hershme” – Ambasadori gjerman në Kosovë shijon Prizrenin
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, të enjten e kaloi në qytetin e...
-
Ramadani-Maqedoncit: Publikoje letrën që ia keni dërguar KFOR-it
Ish-kryeinspektori i përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bu...
-
Maqedonci e konfirmon letrën, Qeveria Kurti e respekton zotimin për mosdërgimin e FSK-së në Veri pa koordinim
Gjatë ditës së djeshme u raportua se Qeveria e Kosovës ia kishte dërguar KFOR...
-
Ndodh edhe kjo në KEK, Albin Kurti “punëson” një grua për një nga pozitat më të rënda fizike e ku rrezikohet edhe jeta
Si asnjëherë më parë në prag të zgjedhjeve nacionale një numër i madh persona...
-
Kjo është gjendja në pikat kufitare me Kosovën
Është zvogëluar koha e pritjeve në pikat kufitare të Kosovës. Sipas të dhë...