Lajme

AAK debaton për draft-statutin thonë se Asociacioni është në raport paralel me pushtetin qendror

Autori: Gazeta inFokus 21:37 | 07 December 2023

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), që drejtohet nga Ramush Haradianj ka zhvilluar të enjten një diskutim me tone kritike për draftin e Asociacionit të komunave me shumice serbe.

AAK-ja thotë se kanë kritika për këtë draft, sidomos për mënyrën sesi referohet me rezolutën 1444. Sipas kësaj partie opozitare Asociacioni është në raport paralel me pushtetin qendror.

”Kryesia e AAK-së sot ka zhvilluar një diskutim me tone shumë kritike për draft-statutin e Asociacionit. Janë shprehur shqetësimet për përmbajtjen e tij, veçanërisht për referimin në Rezolutën 1244, komisionin e arbitrazhit, si dhe raportin paralel të Asociacionit me institucionet e pushtetit qendror”.

-Advertisement-

“Komentet e AAK-së me vërejtjet nen për nen do të publikohen në ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e AAK-së.

Në tetor të këtij viti, kryeministri të Kosovës, Albin Kurti, i ka arritur në zyre dokumenti i draft-stauttit  Bashkimit Evropian për Asociacionin.

Dokumenti nuk është bërë akoma publik, por ish-inspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka publikuar një draft që pretendon të jetë versioni zyrtar i BE-së. /Gazeta Express

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera