Lajme

AAK: Asociacioni duket se mund të na ngelë në fyt

Autori: Gazeta inFokus 21:34 | 27 February 2023

Muharrem Nitaj nga AAK ka reaguar pas takimit në Bruksel, ku u tha se nuk u nënshkrua marrëveshja.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se mirë që është formalizuar pranimi i planit evropian por që asociacioni mund të na ngelë në fyt.

Postimi i tij i plotë:

-Advertisement-

U tha se palet jane pajtuar ta pranojne planin e firmosur prej 27 shteteve te Bashimit Evropian, (i sponsorizuar nga SHBA-verejtje imja) i titulluar “Plani per normalizimin e maredhenieve Kosove-Serbi” dhe se per te s’kane çka flasin me.

Mire qe eshte formalizuar pranimi i tij, megjithese, praktikisht ai ishte pranuar disa dite me pare.

Shume çeshtje te tjera do te zbardhen ne ditet dhe javet qe vijne dhe ato mund te mos jene zgjidhje te mira. (Asociacioni duket se mund te na ngele ne fyt).

Natyrisht, pranimi i Propozimit Evropian ishte me e mira e mundshme, pase parasysh sa dallash kemi ecur gjithe keto kohe!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera