Lajme

A u shitën tokat e shtetit për 1 euro ari, e tregon Valon Tolaj

Autori: Islam Morina 21:05 | 19 October 2020

Sonte në emisionin “Ekonomia n’Fokus” i ftuar është Valon Tolaj, Drejtor i Agjencisë Kosovarë të Privatizimit të Kosovës, i cili ka thënë se nuk qëndron shpjegimi se në Kosovë është privatizuar toka me një euro një ari, shkruan Gazeta inFokus.

“Minimalisht është jo profesionale që me e lansu idenë se privatizimi në Kosovë ka ndodhë me 1 euro ari. Mund të ndodhë një kontratë, mund të ndodhë një shitje e caktuar që është krejtësisht brenda kornizës ligjore, por megjithatë më duhet me ju ba me dije ju dhe opinionit publik se agjencia nuk përcakton çmime, për hir të vërtetës nuk ka përcaktuar çmime në asnjë periudhë kohore, pa dashtë me nda në periudhën kur jam unë, ose kur kanë qenë të tjerët. Por definitivisht është tepër tendencioze dhe jo profesionale me tentuar me shpjegu procesin e privatizimit e transformimit të pronës shoqërore në Kosovë, përmes shpjegimit dhe matjes një euro një ari. Pra nuk qëndron, është e pa qëndrueshme dhe besoj që me kalimin  e kohës do të vërtetohen këto, por edhe ato aludime dhe do të ketë shpalosje të reja të faktuara me dokumentacion zyrtar”, ka thënë Tolaj, në emisionin “Ekonomia n’Fokus”.

Ai më tutje e ka shpjeguar procesin e privatizimit në tërësi, duke mos u ndalur në raste specifike ngase sipas tij seli rast është specifik. Tolaj ka thënë se secili akt apo kontratë është brenda kornizës ligjore, ku ka vetëm një rregull, se pronën e merr ofertuesi më i lartë.

-Advertisement-

“Pronën shoqërore e merr ai që oferton çmimin më të lartë”, ka thënë Tolaj. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera