A provoi ta fshihte BQK-ja, dorëheqjen e zv. guvernatores, Nora Latifi – Jasharit?
Autori: H.Smajli 10:49 | 15 May 2023
Gazeta Infokus ka raportuar sot se zëvendës guvernatorja e Bankës Qendrore të Kosovës, Nora Latifi – Jashari, ka dhënë dorëheqje.
Mirëpo ani pse kjo ka ndodhur qysh të premten e javës së kaluar BQK-ja nuk ka njoftuar publikisht për këtë dorëheqje. Megjithatë ata e kanë larguar emrin e saj nga faqja zyrtare e BQK-së te pjesa e bordit ekzekutiv ku janë të vendosur emrat e Zëvendës guvernatorëve.
Në këtë pjesë ku theksohet se Banka Qendrore duhet të ketë dy zv. Guvernatorë ka mbetur vetëm emri i Nexhat Kryeziut i cili po ashtu aktualisht është UD Zëvendësguvernator për Mbikëqyrje.
Mirëpo kjo nuk u bë publike nga BQK-ja dhe nuk u njoftua publikisht për dorëheqjen e saj. Gazeta InfokuS ka provuar qysh nga mëngjesi që të marrë një përgjigje edhe nga ky institucion në lidhje me dorëheqjen e Zv. Guvernatores mirëpo nuk kanë qenë të qasshëm.
Gazeta Infokus ka kontaktuar edhe me Nora Latifi – Jasharin, por e njëjta deri në këto momente nuk e ka hapur telefonin.
Ndërsa dorëheqjen e saj pas vetëm një muaj e gjysmë për Gazetën Infokus e ka komentuar, ekonomisti, Safet Gerxhaliu i cili ka thënë se eksperimentimi me Bankën Qendrore në kohë krize është rreziku më i madh që mund ti bëhet një shteti.
“Ky eksperiment do ti kushtojë Kosovës dhe besoj largimi i zv. Guvernatores pas një muaj e gjysmë duhet të jetë një alarm që duhet të mobilizojë të gjithë dhe të vlerësohet puna profesionale e BQK-së në të kaluarën një punë e pranuar nga Banka Botërore nga Fondi Monetar Ndërkombëtar nga Komisioni Evropian përmes raportit të progresit dhe në këtë drejtim besoj që duhet të trajtohet me seriozitet kjo çështje. Unë besoj që infiltrimet politike tani në BQK po vërehen çdo ditë e më tepër dhe fakti që nuk ka guvernator është e para dhe vetë fakti që sot i ke dy borde që menaxhohen nga të njëjtit njerëz është e dyta dhe në këtë drejtim ajo çka dëshmohet është mungesa e një profesionalizimi. Mungesa e një guximi profesional sepse politika dhe ekonomia janë dy pore dhe në këtë drejtim besoj ky duhet të jetë alarmi që duhet të provokojë institucionet dhe për Bankën Qendrore të bëjë me tepër. Po e them me përgjegjësi profesionale sa i duhet sot Kosova”, ka thënë ai./Gazeta Infokus/
Dorëheqja e zv. Guvernatores pas një muaji “alarmante për shtetin”, çfarë po ndodhë me BQK-në?
Të tjera
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...