Rozë

“A pranon të martohesh me mua?”, ja si reagoi Argjira pas propozimit live të Gracianos

Autori: Gazeta inFokus 15:19 | 20 June 2022

Argjira Spanca dhe Graciano Tagani janë një nga çiftet më të përfolura të momentit. Ata kanë vetëm pak muaj që kanë pranuar hapur lidhjen e tyre të dashurisë dhe kanë marrë plotësisht mbështetjen e publikut.

Puna e tyre e përbashkët në televizion ishte ajo që i çoi drejt lidhjes dhe tashmë ata shijojnë bashkë çdo sukses të njëri-tjetrit.

Madje, prej disa kohësh Argjira dhe Graciano jetojnë bashkë dhe fansat janë tepër kuriozë të mësojnë çdo detaj për marrëdhënien e çiftit.

-Advertisement-

Epo detaji dhe lajmi më i fundit është që Graciano ka vendosur të hedhë hapin më të madh në një marrëdhënie duke i propozuar Argjirës në mes të emisionit.

Si duket e gjitha ishte një lojë apo inskenim për rubrikën e lojërave “Dielli apo Hëna” në “E diell” edhe pse u duk shumë i vërtetë.

Gracianons iu kërkua t’i propozonte Argjirës në skenë dhe propozimi ndodhi aty në moment.

“Ky gjest nuk është i inskenuar sepse Gjira është nusja ime. Qenka një moment i vështirë. Ti e di sa të dua, je gjëja më e shtrenjtë që kam. Të jam shumë falenderues sepse realisht më ke ndryshuar jetën. Do martohesh me mua?” –tha Graciano.

Më pas u ul në gjunjë dhe i propozoi Argjirës me një unazë të cilën ja ofroi Nevina. Sigurisht Argjira u përgjigj me një  ‘Po’ dhe në fund çifti e vulosën propozimin me një puthje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera