Lajme

A po qëndron rusi që u shpall non-grata në Prishtinë, policia jep detaje

Autori: Gazeta inFokus 09:23 | 02 November 2021

Policia e Kosovës i ka mohuar raportimet e të hënës ku thuhej se rusi që u shpall non-grata po qëndronte në Prishtinë.

Sipas policisë së Kosovës informacionet e publikuara janë të pavërteta dhe po ashtu sipas tyre të dy personat rusë të shpallur non-grata janë larguar nga Kosova përmes pikës kufitare në Merdare me datën 23.10.2021.

“Policia e Kosovës, me qëllim informimin e drejtë të opinionit publik, përmes këtij njoftimi zyrtar demanton shkrimet dhe publikimet e bëra në disa media televizive dhe të shkruara në Kosovë dhe Shqipëri, të cilat shfaqin tituj dhe video ekskluzive: “Rusi i shpallur non-grata nga Kosova shfaqet mes Prishtinës”. Këto informacione janë të pavërteta dhe Policia sqaron se: Dy personat Alexey Krivosheev dhe Denis Vengerskii shtetas rus, janë shpallur non- grata nga institucionet shtetërore të Kosovës me datë 22.10.2021, dhe bazuar në informacionet zyrtare të Policisë së Kosovës të evidentuara në sistemin kufitar, të njëjtit me datë 23.10.2021 (në ora 14:46 dhe 14:50), përmes pikës kufitare në Merdare kanë lëshuar territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e Policisë.

-Advertisement-

Policia potencon se dy shtetasit rusë nuk kanë hyrë më në Republikën e Kosovës.

“Vlen të potencohet se të njëjtit, nga data 23.10.2021, nuk kanë hyrë në Republikën e Kosovës, ndërsa personi i cili është publikuar dhe shfaqur në media përmes fotografive dhe videos, është person tjetër (V.L.) i njohur për institucionet e sigurisë në Kosovë, si punonjës në zyrën ruse në Kosovë. Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimin dhe përkushtimin e saj, në zbatimin e ligjeve dhe kushtetutës së Republikës së Kosovës, në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike në vend”, thuhet në reagimin e Policisë.

Kujtojmë se me datën 22 të muajit të 10 dy shtetas rusë u shpallën non-grata nga qeveria e Kosovës./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera