A “po pren pare” Bekim Jashari?
Autori: Gazeta inFokus 17:42 | 21 May 2018
Kryetarit të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari në vitin 2018 ka deklaruar se ka më shumë para të gatshme krahasuar me një vit më parë. Në deklarimin e vitit të kaluar, si kryetar i bordit të Aeroportit, ai i kishte deklaruar para të gatshme (CASH) vetëm 15 mijë euro. Tash Jashari në llogari i ka 45 mijë euro më shumë, apo në total 60 mijë euro para të gatshme. Ky nuk është ndryshimi i vetëm, pasi ai në deklarimin e pasurisë që e ka bërë në fillim të këtij viti e ka deklaruar edhe një veturë, të cilën e ka vlerësuar me 16 mijë euro.
Ai ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit se ka pasuri të përbashkët një shtëpi prej 900 metra katror dhe po ashtu 18 hektar tokë, por nuk ka deklaruar edhe vlerën e kësaj pasurie të paluajtshme.
Të njëjtën gjë, Jashari e kishte bërë edhe gjatë vitit 2016 kur ai kishte deklaruar pasurinë e tij si kryetar i atëhershëm i bordit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.
Në AKK, Jashari si pasuri të paluajtshme ka deklaruar një pronë prej 4 mijë metra katrorë, e cila sipas deklarimit është pronë për qira mbajtje prej 99 vitesh. Për këtë pronë, Jashari ka deklaruar se është bashkë-pronar, aksionar prej 20 për qind.
Kryetari Jashari ka deklaruar se posedon tri vetura të cilat së bashku arrijnë vlerën prej 66 mijë euro.
I pari i Komunës së Skenderajt, ka deklaruar se është aksionar prej 50 për qind në Premium Group Kosova Sh.P.K, që sipas tij vlera e kapitalit arrin në 250 mijë euro. Përveç tij, aksionar në këtë kompani janë edhe: Fazli Jashari, Bashkim Jashari, Bahri Nuredini, Xhafer Demaj, Besim Demaj dhe Avni Lushtaku përmes kompanisë së tij- “N.N. 100% Design”.
Si kryetar i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari merr pagë mujore prej 1 mijë e 116 euro që i bie se brenda një viti ai merr pagë prej 13 mijë e 392 euro. Ndërsa nga qiraja e pronës ku Jashari është aksionar prej 20 për qind ai ka deklaruar se merr 27 mijë e 960 euro.
Edhe gjatë vitit 2016, ku Bekim Jashari kishte deklaruar pasurinë tij si kryetar i Bordit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, nuk ishte dhënë vlera e pasurisë së shtëpisë së përbashkët prej 900 metra katrorë dhe tokës prej 18 hektarësh.
Jashari me të marrë pozitën e tij si kryetar i Komunës së Skenderajt, më 11 janar 2018 ka deklaruar pasurinë e tij. Derisa kryetarët e komunave tjera, deklarimin e pasurisë e kanë të publikuar në vitin 2017, pasuria e kryetarit të Skenderajt Bekim Jashari dhe nënkryetarit Nuredin Lushtaku është publikuar për vitin 2018.
KALLXO.com pati raportuar se si mos deklarimi i plotë i pasurisë po bëhet çdo ditë e më i shpeshtë nga zyrtarët në Kosovë.
Të tjera
-
Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova?
Importi i energjisë elektrike në shtator të vitit 2024 ishte 166.73 GWh, kurs...
-
“Sa është IQ-ja e deputetëve të Vetëvendosjes”
Shkencëtari, njëkohësisht dhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Koka, pë...
-
“M’kanë thon ke pasë sukses veç pse je femër”, befason biznismenja kosovare, pasi tregon me çfarë paragjykimesh u përball
Kontabilistja Elvira Ibrahimi Hoti rrëfen se është përballur më paragjykime t...
-
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në kryeqytet, lëndohet një person
Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur gjatë ditë...
-
Dita e Alfabetit, Nagavci: Kongresi i Manastirit, një ndër ngjarjet më të rëndësishme të kombit tonë
Në shkurt të këtij viti, Kuvendi i Shqipërisë miratoi datën 22 nëntor si Ditë...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, rasti po hetohet
Një person ka informuar se djali i tij është gjetur pa shenja jete. Sipas ...
-
Pesë zyrtarë bullgarë përfshirë presidentin vizituan Kosovën gjatë mandatit të Gudjev
Gjatë katër viteve të fundit në Kosovë, janë realizuar pesë vizita të zyrtarë...
-
42 aksidente trafiku, u regjistruan dje
42 aksidente trafiku, janë evidentuar të enjten. 10 nga to janë me të lënd...
-
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shumë kohë
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka mbajtur tryezë diskutimi lidhur me katër...
-
KRU “Prishtina” njofton se të shtunën nuk do të ketë ujë në disa vende
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se do të ketë ndërp...
-
Policia shqiptoi 1.880 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Deponohen rreth 500 euro të falsifikuara në një bankë në Prizren, policia nis hetimet
Një zyrtar banke në Prizren, ka raportuar në polici se një person ka deponuar...