Lajme

A po paralajmëron presidenca marrëveshje përfundimtare me Serbinë?

Autori: Gazeta inFokus 23:04 | 07 April 2022

Shefi i Stafit të Presidencës, Blerim Vela, ka deklaruar se pas përfundimit të zgjedhjeve në Serbi do të ketë edhe intensifikim të takimeve mes Prishtinës dhe Beogradit.

Sipas tij një frymë e re do të jetë e pranishme në procesin e dialogut Kosovë dhe Serbi.

“Pas zgjedhjeve në Serbi, do të ketë një dinamikë të re në procesin e dialogut, pasi që edhe realisht duke pasë parasysh ka një investim edhe më të madh amerikanë në këtë proces. Do të ketë intensifikim të tentimeve për të arritur marrëveshjen finale politike, që duhet të bazohet në njohje të ndërsjellë në mes të dy vendeve”.

-Advertisement-

“Brenda disa javëve do të vërehet se do të ketë intensifikim në procesin e dialogut, do të ketë edhe takime të shtuara, por edhe vizita të shtuara qoftë në Prishtinë apo edhe në Beograd për të shkuar drejtë finales së madhe për njohje të ndërsjellë”.

“Qëndrim parimori i yni është që këto marrëveshjet e ndërmjetme nuk kanë asnjë vlerë për derisa sa nuk kemi marrëveshje përfundimtare, ne mund të pajtohemi për një çështje tani por për derisa nuk pajtohemi për një marrëveshje finale ajo nuk asnjë peshë”, ka thënë Vela në Klan Kosova.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera