Lajme

A po fshehen incidentet në veri?

Autori: Gazeta inFokus 11:50 | 30 September 2021

Të hënën mediat raportuan se kishte ndodhur një incident në veri të Mitrovicës ku ishin thyer disa automjete me targa RKS, shkruan Gazeta Infokus.

Por, asnjë rast i tillë nuk ishte raportuar në Policinë e Kosovës.

Në raportin e Policisë të datës 28 shtator, nuk figuron asnjë rast i lajmëruar.

-Advertisement-

Gazeta Infokus ju sjell foto nga raporti i Policisë ku thuhet se “nuk kanë asgjë me rëndësi për të raportuar”.

Kujtojmë se incidenti kishte ndodhur rreth orës 19:00 në rrugën “Lola Ribar” në veri të Mitrovicës, derisa automjeti Fiat Croma me targa të Rashkës, por edhe targa provuese RKS, ishte i parkuar.

Edhe një qytetari serb nga veriu me inicialet K.M. i ishte thyer automjeti.

Incidenti kishte ndodhur sot rreth orës 9:00, derisa automjeti Ford Focus me targa provuese RKS ishte parkuar në sheshin “Kral Petar” pranë shëtitores në veri të Mitrovicës.

Motivi i këtij incidenti ishte pajisja me targa RKS nga ana e pronarit të automjetit.

Edhe një automjet tjetër Toyota Jeep, ngjyrë e zezë dhe me targa provuese RKS është dëmtuar me gurë nga persona të panjohur, derisa automjeti po qarkullonte në drejtimin Mitrovicë-Zveçan.

Policia nuk ka dhënë informacione për këto incidente./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera