Lajme

A kanë të drejtë vote ata që mbushën 18 vjet muajin e fundit?

Autori: Gazeta inFokus 11:20 | 12 November 2021

Kanë arritur moshën në të cilën u garantohet e drejta e votës. Por, këtë të drejtë nuk do të mund ta shfrytëzojnë ata që mbushën 18 vjet, pas raundit të parë të zgjedhjeve lokale.

Kjo për shkak se listat e votuesve nuk janë përditësuar. Një gjë të tillë për Gazetën Infokus e ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

Ai tha se për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të 21 komunave, vlen e njëjta listë votuesish e certifikuar për raundin e parë i cili është mbajtur më 17 tetor.

-Advertisement-

“Raundi i dytë është vazhdim i procesit të para një muaji, prandaj mbetet e njëjta listë votuesish”, tha Elezi për Gazetën Infokus.

Ndërkaq, ai ka njoftuar se sipas listës përfundimtare të votuesve, numri i qytetarëve me të drejtë vote në këto 21 komuna është 1,260,571 votues.

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale do të mbahet këtë të diele./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera