Lajme

A ka thyerje në koalicionin VV- Lista Guxo?! Flet Faton Peci

Autori: Gazeta inFokus 23:50 | 13 March 2022

Derisa në opinionin po flitet për një thyerje në koalicionin qeverisës ndërmjet Vetëvendosjes e Listës Guxo, nga zyrtarë të kësaj të fundit mohohet një gjë e tillë.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci i cili vjen nga Lista Guxo ka theksuar se nuk përçarje në koalicion.

”Krejtësisht e pavërtetë”, ka theksuar për Gazeta Blic, Faton Peci i pyetur për tensionet eventuale ndërmjet VV-së e Listës Guxo dhe për raportimin në media se kryeministri Kurti i ka kërkuar dorëheqjen e ministres Donika Gërvalla, nga posti i ministres së Jashtme.

-Advertisement-

Mediat kanë raportuar se Kurti i ka kërkuar Gërvallës që të largohet si shefe e diplomacisë, dhe si porpozim i ka dhënë mbajtjen e postit të zëvendëskryeministrit të parë.

Ndryshe, ministrja Gërvalla u kritikua shumë për mënyrën se si po e drejton dikasterin e punëve të jashtme.

VV e Lista Guxo kishin lidhur koalicio para zgjedhjeve të vitit 2021.

Më 14 shkurt të vitit të kaluar kishin arritur t’i fitonin zgjedhjet me mbi 50%, derisa Kurti u zgjodh kryeministër, derisa Vjosa Osmani kryetare e Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera